Nëse keni buzë të thata, kjo është mënyra se si mund t’i shëroni
Buzët tona janë shumë të buta – ato nuk kanë melaninë, kështu që ato janë të ndjeshme ndaj djegieve nga dielli dhe ne mund të shkatërrojmë mbulesën e tyre mbrojtëse thjesht duke i lëpirë ato (enzimat në pështymë e bëjnë dëmin). Kështu që të gjithë ne mund të përdorim truke për të pasur buzë të lëmuara dhe të shëndetshme.
Bright Side ka mbledhur një listë me mënyrat se si mund ta mbani buzëqeshjen tuaj të bukur dhe të shmangni buzët e çara dhe të thata.
Shmangni buzëkuqët mat

Po, ata janë në modë, por buzëkuqët mat do t’ju thajnë buzët. Kjo është arsyeja pse yjet e Instagramit përdorin trajtime të ndryshme dhe primerë hidratues për të shmangur dëmtimin e buzëve të tyre, ndërsa tregojnë produktet e reja ose tendencat e grimit.
Eksfolimi për buzët

Eksfolimi është thelbësor për buzët e shëndetshme, megjithatë eksfoliantët acidikë janë të dëmshëm, kështu që është më mirë t’i përmbaheni trajtimeve natyrale. Ju mund t’i blini ato (kontrolloni listën e përbërësve tërësisht) ose t’i bëni vetë. Baza duhet të jetë një vaj (si vaji shea ose kokosi) me një sheqer të imët natyral si një eksfoliant. Për shije ose kënaqësi personale, mund të shtoni vajra esencialë ose fruta dhe perime të grira.
Receta për shpëtimin e buzëve

Përdoreni këtë maskë gjatë natës për rezultate të shpejta.
Mjaltë organik
Gjalpë kakao
Vaj ulliri
Përziejini këta përbërës në një pastë të hollë dhe aplikojeni në buzët tuaja para se të shkoni në shtrat.
Përdorni vajra me komedogjenitet të lartë

Komedogjeniteti është një matje që jo të gjithë e dinë. Kjo matje tregon aftësinë e vajrave për të bllokuar poret. Për shembull, vaji i kokosit ka komedogjenitet të lartë, ndaj nuk duhet ta aplikoni në fytyrë (do të bllokojë poret tuaja), por është i mrekullueshëm për trupin dhe buzët pasi mbush rrudhat e vogla në to.
Maska me kastravec

I mbani mend ato skena qesharake në filma ku gratë ulen me 2 feta kastraveci në sy? Kjo funksionon edhe për buzët tuaja! Merrni një fetë të hollë kastraveci dhe aplikojeni në buzët tuaja për 5-10 minuta. Provoni këtë si pjesë e rutinës suaj të bukurisë për dimër.
Shmangni ushqimet dhe erëzat me shumë aciditet

Ushqimet acidike dhe pikante prishin shtresën mbrojtëse natyrale të buzëve tuaja. Nëse po përpiqeni të shmangni buzët e plasaritura dhe të irrituara, shmangni edhe këto ushqime.
Përdorni krem kundër diellit

Buzët tuaja janë po aq të buta ndaj rrezeve të diellit sa lëkura në fytyrë dhe trup. Për t’i mbrojtur ato, përdorni krem kundër diellit me SPF të paktën 15./21Media