Kapen 83.5 kilogramë heroinë në Han të Elezit
Në Terminalin Doganor të Hanit të Elezit sot është gjetur drogë me peshë 83.5 kg, e llojit heroinë.
Zyrtarë të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, në një konferencë për media kanë thënë se për këtë rast janë arrestuar shtatë persona, ndërkohë që dy janë në kërkim.
Sipas Prokurorisë, droga ishte e fshehur në pajisje për ndriçim. Bëhet fjalë për 160 paketime me heroinë.
“Hetuesit policor më pas kanë marrë veprime në terren në bashkëpunim me kryeprokurorin dhe kemi vazhduar në bastisjen në Prishtinë dhe Pejë. Deri më tani janë 7 persona të ndaluar të ndaluar për 48 orë dhe dy persona janë në kërkim. janë konfiskuar 2 vetura dhe kemi involvuar edhe autokrimet dhe njësinë e hetimeve financiare. Drejtoria e Antidrogës falënderon Doganën për bashkëpunimin dhe koordinim e ashtu edhe Policinë kufitare e cila ka ofruar mbështetjen në të gjitha rastet e deritanishme”, ka thënë drejtori i Njësisë Antidrogë, Reshat Murseli.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se rezultatet nuk mungojnë kur mes institucioneve ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ministri ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë./21Media