Lukashenko tha se do të diskutojë me Putinin vendosjen e sistemeve raketore

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko thotë se pret të diskutojë vendosjen e mundshme të sistemeve mbrojtëse Iskander dhe S-400 në Bjellorusi me homologun e tij rus Vladimir Putin në ditët në vijim.
“Të enjten ose të premten ne do të flasim me Presidentin e Rusisë se si të forcohemi këtu në drejtimin perëndimor”, i tha Lukashenko agjencisë shtetërore të lajmeve Belta të enjten, transmeton rtv21.tv.
“Sot u konsultuam me ushtrinë dhe shohim se do të ishte e dëshirueshme që të vendoseshin Iskanders [sistemet raketore] atje dhe të vendosnim një ose dy batalione me S-400 diku, në mënyrë që të mund të monitorojmë situatën deri në Berlin”, tha Lukashenko.
Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake./21Media

Back to top button