Kundërshtari i Putinit thotë se ai po përdor luftën për të mbuluar korrupsionin
Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, në gjyq në një burg në Moskë, akuzoi Vladimir Putinin për përdorimin e pushtimit të Ukrainës për të mbuluar korrupsionin.
Në një video të publikuar nga gazeta e pavarur Dozhd, Navalny dëgjohet duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pushtimit të Ukrainës.
I veshur me uniformën e burgut, Navalny tha se kjo do të çonte në një “një numër të madh viktimash, të ardhme të shkatërruara dhe vazhdimin e kësaj linje varfërimi të qytetarëve të Rusisë”, raporton BBC
“Kjo luftë midis Rusisë dhe Ukrainës u nis për të mbuluar vjedhjet nga qytetarët rusë dhe për të larguar vëmendjen e tyre nga problemet që ekzistojnë brenda vendit”, tha ai, përcjellë rtv21.tv
Alexei Navalny është burgosur për më shumë se një vjet nën akuzat për mashtrim, pasi i mbijetoi një sulmi me helm, për të cilin ai dhe Perëndimi thonë se ishte kryer nga Kremlini.
Ai po gjykohet brenda burgut të sigurisë maksimale me akuza të reja që mund të bëjnë që burgimi i tij të zgjatet me një dekadë./21Media