Zelensky shpall mobilizim të përgjithshëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky sapo ka nënshkruar një dekret që urdhëron një mobilizim të përgjithshëm.

Të gjithë rekrutët dhe rezervistët e vendit po thirren, sipas dekretit, i cili do të jetë në fuqi për 90 ditë.

Putin në orët e para të së enjtes i ka shpallur luftë Ukrainës.
Që nga ai moment, forcat ruse janë futur në territorin ukrainas si dhe kanë sulmuar me raketa qytete të ndryshme gjithandej Ukrainës./21Media

Back to top button