2 mijë e 996 raste aktive me Covid-19
Aktualisht në Kosovë janë 2 mijë e 996 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur tre persona kurse, janë regjistruar 189 raste të reja me koronavirus.
Siç ka bërë të ditur Ministria rastet e reja kanë dalur pas testimit të 2 mijë e 628 mostrave.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 912 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.810.642 doza të vaksinës. Deri më sot 814.749 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse me dozën përforcuese dhe dozën e tretë deri më sot janë vaksinuar 96.873 persona./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?