Ministria e Jashtme e Ukrainës bën thirrje për më shumë sanksione dhe armë
Ministria e Jashtme e Ukrainës i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të “tregojë solidaritet” duke vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe duke ndërprerë marrëdhëniet me Moskën.
Një listë hapash e publikuar nga ministria në Twitter përfshin gjithashtu ndalimin e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Swift dhe dëbimin e ambasadorëve rusë në mbarë botën./21Media