“Pasuria personale e Putinit është në rrezik”

Kryeministri kanadez Justin Trudeau sapo ka njoftuar se Kanadaja do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian në vendosjen e sanksioneve kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov.
Duke folur në një konferencë në Parlamentin Hill të Otavës, ai tha se pasuria personale e Putinit është në rrezik të konsiderueshëm për shkak të gabimit të tij të tmerrshëm, përcjellë rtv21.tv
“Ne do të vendosim sanksione ndaj presidentit Putin dhe kolegëve të tij arkitektë të kësaj lufte barbare”, tha ai, duke shtuar se sanksione do të vendosen edhe ndaj liderëve të Bjellorusisë për shkak të mbështetjes së tyre për pushtimin e Rusisë./21Media

Back to top button