“Çfarë lloj lufte është kjo kundër fëmijëve ukrainas?”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se forcat ruse kanë sulmuar infrastrukturën civile, duke përfshirë kopshtet e fëmijëve.
Duke iu drejtuar popullit të Rusisë ndërsa fliste rusisht, Zelensky tha: “Nuk ka asgjë që mund të shpjegojë pse kopshtet e fëmijëve dhe infrastruktura civile po bombardohen”.
“Çfarë lloj lufte është kjo kundër fëmijëve ukrainas? Kush janë ata? A janë edhe ata neonazistë? Apo janë ushtarë të NATO-s që imponuan një kërcënim ndaj Rusisë?”, shtoi presidenti, përcjellë rtv21.tv
Vërejtjet e Zelensky vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin bëri pretendime të pabaza për ukrainasit në këshillin e tij të sigurisë të premten. Putini shpesh përsërit pretendimin e pabazë dhe të pasaktë se qeveria ukrainase e zgjedhur në mënyrë demokratike është një regjim nazist ose fashist.
Zelensky vazhdoi mesazhin e tij në orët e vona, duke thënë se shumë qytete janë nën sulm dhe iu lut qytetarëve ukrainas të jenë shumë të kujdesshëm.
“Ju lutemi ndihmoni njëri-tjetrin, veçanërisht të moshuarit, të vetmuarit, ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj”, tha ai.
“Në rast rreziku, ju lutemi shkoni në strehimore”, shtoi presidenti./21Media

Back to top button