Dërgohen kontenjerë dhe pajisje logjistike në Bërnjak

Sot në pikën kufitare në Bërnjak janë dërguar kontenjerë dhe pajisje logjistike të cilat do tu shërbejnë zyrtarëve policor për kryerjen sa më efikase të detyrave të tyre.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla i cili është zotuar se do të ketë angazhim të përbashkët me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
”Që nga marrja e mandatit dhe në vazhdimësi, si Ministër i Brendshëm bashkë me Policinë e Kosovës jemi angazhuar që brenda kapaciteteve tona të krijojmë hapësira dhe kushte të përshtatshme për punë dhe ngritje të kapaciteteve për gjithë zyrtarët policor kudo që angazhohen ata”, ka thënë Sveçla./21Media

Back to top button