Rusia ndalon termat mediatikë si “pushtim”, “sulm”…
Rregullatori rus i medias i ka ndaluar mediat vendase të përdorin termat “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte” për pushtimin e Ukrainës.
Terma të tillë duhet të hiqen nga raportet e tyre, së bashku me të gjitha referencat për civilët e vrarë nga forcat ruse, tha agjencia.
“Ne theksojmë se vetëm burimet zyrtare ruse kanë informacione të përditësuara dhe të besueshme”.
Rusia e quan sulmin e saj një “operacion ushtarak special” ndaj “paqeruajtjes”.
Mbikëqyrësi i medias ka akuzuar dhjetë media të pavarura për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me bombardimet e qyteteve të Ukrainës dhe vdekjen e civilëve ukrainas. Nëse ata refuzojnë të fshijnë raporte të tilla, qasja në media do të kufizohet dhe do të vendosen gjoba të rënda./21Media