Federata Ndërkombëtare e Xhudos pezullon Putinin si president nderi
Federata Botërore e Xhudos ka pezulluar presidentin rus Vladimir Putin si president nderi dhe ambasador për këtë sport. Kështu ka bërë të ditur IFJ, duke reaguar ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Shefi i Kremlinit, Putin është vetë një mbajtës i rripit të zi.
“Në dritën e konfliktit të vazhdueshëm të luftës në Ukrainë, Federata Ndërkombëtare e Xhudos njofton pezullimin e statusit të Vladimir Putin si President Nderi dhe Ambasador i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos”, thuhet në deklaratën e IJF.
Presidenti i Shoqatës Botërore Marius Vizer konsiderohet një mik i Putinit. Shoqata evropiane EJU drejtohet nga rusi, Sergej Soloweitschik.
Tani pritet që Unioni Evropian i Xhudos të ndjekë të gjitha veprimet e IJF-së për pezullimin e Putinit si President Nderi. EJU njoftoi anulimin e dy ngjarjeve ndërkombëtare në Rusi të shtunën./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?