Putin falënderon forcat speciale ruse
Presidenti rus, Vladimir Putin i ka falënderuar forcat speciale të vendit, duke vënë në pah ata që “po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake” në Ukrainë.
Në një fjalim televiziv që u publikua gjithashtu në faqen e internetit të Kremlinit, Putin përshëndeti “shërbimin e tyre të patëmetë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”.
”Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të patëmetë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha ai.
Ai e përfundoi mesazhin duke thënë: “Uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.
Fjalimi u dha për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që nga viti 2015./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?