Finlanda do të dërgojë armë në Ukrainë

Finlanda do t’i sigurojë Ukrainës 2 mijë e 500 pushkë sulmi, 150 mijë gëzhoja për pushkë sulmi, 1 mijë e 500 armë kundërtank me një goditje të vetme dhe 70 mijë paketa racioni luftarak, njoftoi Qeveria finlandeze të hënën.
“Situata në Ukrainë është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të sulmit ushtarak të Rusisë dhe ka nevojë urgjente për (material) mbrojtjeje”, thuhet në deklaratë, përcjellë rtv21.tv
Vendi njoftoi të dielën se do të dërgonte jelek antiplumb, helmeta të përbërë dhe pajisje të ndihmës së parë në Ukrainë./21Media

Back to top button