Kaloni te përmbajtja kryesore

SHBA dëbon 12 diplomatë rusë nga OKB-ja

SHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare.

Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA pasi që ishin përfshirë në aktivitete jodiplomatike.

”Ata diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre si diplomatë”, tha zëvendësambasadori amerikan Richard Mills në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se atyre iu kërkua të largoheshin deri më 7 mars./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button