Me armë në duar, artistët ukrainas në mbrojtje të atdheut

Artistët ukrainas kanë lënë gjithçka mënjanë për të kapur armën në dorë, në mbrojtje të atdheut të tyre kundër agresionit rus.
Të shumtë janë producentët të cilët kanë strehuar familjet e tyre në vende ‘më të sigurta’ për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.
Producenti Volodymyr Yatsenko ka thënë se do të rikthehet në Kyiv për të luftuar. Ai u detyrua të largohej nga qyteti me gruan e tij shtatzënë dhe fëmijët në mënyrë që të jenë ata më të sigurt.
“Të gjithë e dimë se Rusia nuk po fshehet më. Ata i dëshirojnë tokat prapa. E di që shumë evropian nuk e kuptojnë, por Rusia nuk do të ndalojë vetëm me Ukrainën. Ta imagjinojmë që Ukrainën e mori, në radhë do të jetë Polonia”, tha Yatsenko.
44 vjeçari nuk ka bërë asnjëherë stërvitje në ushtri, por s’kishte zgjidhje tjetër.
“Tani u jepën njerëzve armë në duar, atyre të cilët dëshirojnë ta mbrojnë vendin e tyrë”, shtoi ai.
Edhe Oleg Sentsov i cili kaloi pesë vjet në burgun rus, u tha se do të bashkohet me pjesën tjetër të ushtrisë për të luftuar./21Media

Back to top button