Raportohet se dy persona u vranë e tre u plagosën në Zhytomoyr
Dy persona u vranë në një sulm ajror në qytetin Zhytomyr, në perëndim të Kievit, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës.
Tre të tjerë u plagosën dhe më shumë njerëz mund të mbesin nën rrënoja, tha shërbimi qeveritar.
SES tha gjithashtu se të paktën 10 shtëpi dhe një spital lokal u dëmtuan në sulm, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ai publikoi gjithashtu foto për të treguar një zjarr që shpërtheu në disa prej shtëpive të dëmtuara./21Media
