Oleksandr Usyk kthehet në vendlindje: Është detyra ime të luftojë

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk është kthyer në Ukrainë për të luftuar për atdheun e tij.
Vetëm disa muaj më parë, kampioni i peshave të rënda luftonte kundër të tjerëve në ring, tani ka armët në dorë për vendin e tij.
U pyet se përse u rikthye në Ukrainë!
“Është detyra ime të luftojë, të mbrojë vendlindjen time, familjen time. Duhet ta bëjë këtë”, tha ai.
Usyk shtoi se nuk dëshiron të vrasë njerëz, por nëse është e nevojshme, do ta bëjë.
“Shpirti im i takon Zotit, nderi e trupi im i takojnë vendit tim dhe familjes sime. Nuk kam frikë, aspak frikë”, shtoi ai.
Paraqitja e tij e fundit në ring ishte në shtator, atëherë kur mori titullin e kampionit të peshave të rënda, duke fituar ndaj Anthony Joshua.
Pos tij, armët në dorë i kanë marrë edhe Vitali Klitschko e Wladimir Klitschko./21Media

Back to top button