Muzeu i Qytetit në Ferizaj me objekt të ri
Nderim Hajdini*
Muzeu i Qytetit në Ferizaj po përballet me mungesë të hapësirës për aktivitete kulturore, por këtyre shqetësime duket se po i vije fundi, kjo për shkak për rreth dy viteve ka filluar ndërtimi i objektit të ri të ashtu quantur “Qendra Multifunksionale”.
Mungesa e hapësirës, stafit e transportit, janë disa nga vështirësitë që po përballet Muzeu i Qytetit në Ferizaj tash e një kohë, por duket që këtyre mungesave është duke i ardhur fundi. Kjo sepse në vitin 2020 në Ferizaj ka filluar ndërtimi i një objekti të ri të quajtur “Qendra Multifunksionale” me planprojekt tre vjeçar. Në këtë qendër do të ketë një sallë prej 840 ulse, sallë koncertale, salla teatrale dhe gjithashtu Muzeu i Qytetit të Ferizajit.
Ilir Bytyqi – Përgjegjës për Trashigimi dhe Muze, tha se Muzeu ndër problemet më të mëdha e ka mungesën e hapësirës, por që është optimist se në objektin e ri do të ketë hapësirë dhe kushte më të mira.
Ilir Bytyqi – Përgjegjës për Trashigimi dhe Muze në Ferizaj
Sabri Pajaziti – Udhëheqës i Sektorit të Kulturës
“Në objektin e Qendrës Multifunksionale në Ferizaj bazuar në organizimin e hapësirave sipas projektit detal ekziston hapësira e muzeut e cila ndodhet ne kuoten -540 dhe -440 ne nivelin e bodrumit” u shkrua nga një email zyrtar të dërguar nga Komuna e Ferizajit.

Ndryshe, Muzeu i Qytetit në Ferizaj i bënë dhjetë vite që është në funksion dhe ka 1300 eksponate.
*Student i në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”