Familja shqiptare gjendet e masakruar në Greqi, mes viktimave edhe dy fëmijë
Një ngjarje tronditëse është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Greqi, në zonën e Andravidës në Ilia.
Nëna, babai dhe dy fëmijët e tyre, 1 dhe 2 vjeç janë gjetur të masakruar me thikë. Trupat e pajetë u gjetën nga djali i madh i familjes, i cili nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi krimi.
Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore, por ishte tepër vonë. Sipas informacioneve të para, babai ishte nga Shqipëria dhe nëna nga Rumania.
Dyshohet se vrasja mund të jetë kryer nga ish-bashkëshorti i parë i gruas, me të cilin kishte fëmijën 11 vjeç.
Policia ndodhet në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta./vizionplus