Kuvendi i Kosovës dënon me rezolutë agresionin rus në Ukrainë

 
Me vota 94 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me të cilën dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë.
Me anë të kësaj rezolute po ashtu Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.
Kuvendi mbështet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Republikes se Kosovës ndaj Federates Ruse, në linje me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashlcuara dhe te gjitha vendet demokratike.
Po ashtu Kuvendi i Republikës se Kosovës i kërkon Qeverise se Republikes se Kosoves që, krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetareve ukrainas, t’i koordinon të gjitha veprimet e metutjeshme me partneret ndërkombetar, si dhe të shpreh gatishmërine për strehimin eventual të deri 5000 (pese mijë) refugjateve nga Ukraina.
Në kohën kur po votohej rezoluta deputetët e Listës Serbe nuk ishin në sallë./21Media

Back to top button