Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjobë, pikë negative, marrje e lejes për shoferin që voziti 123 km/h në zonën e kufizuar 50 km/h

Vozitësi që e drejtoi automjetin 123 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h sot u identifikua nga Policia.
“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Mitrovicën e Jugut, gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale Mitrovicë-Vushtrri segmenti rrugor në fshatin- Nevolan, përmes radarit ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 123 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.”, u bë e ditur në njoftim.
Ndaj drejtuesit të automjetit, siç informoi Policia, u shqiptua gjoba prej 300 euro, tri pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e përkohshme e patentë shoferit në kohëzgjatje prej tre muajsh./21Media
No photo description available.
No photo description available.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button