Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen katër persona për përfshirje në trafikim me narkotikë

Katër persona të dyshuar sot janë arrestuar për përfshirje në trafikim me narkotikë.
Policia ka informuar se të arrestuarit janë: A.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar), M.R., (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar), A.M., (viti i lindjes 1996, mashkull kosovar) dhe M.A, (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar).
“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), gjatë muajit mars dhe korrik 2021, kishin realizuar operacione policor kundër trafikimit me narkotik. Si rezultat i operacioneve ishin konfiskuar mbi 60 kg marihuanë. Nga ajo kohë, të kërkuar nga policia nën dyshimin e përfshirjes në trafikim me narkotik ishin disa të dyshuar. Sot, më 03.03.2022, hetuesit nga DHTN-ja, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke realizuar kontrolle në tri lokacione. Lokacionet ku janë kryer kontrolle janë dy në fshatin Dobratin dhe një në fshatin Doberdol të Podujevës.”, ka informuar Policia.
Katër të dyshuarit janë arrestuar për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button