Borrell bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas një sulmi ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës nga forcat ruse, duke paralajmëruar se sulme të tilla mund të kenë pasoja “katastrofike”, transmeton rtv21.tv.
“Sulmet ruse në afërsi të drejtpërdrejtë të termocentraleve bërthamore të Ukrainës mund të kenë pasoja katastrofike. Ata duhet të ndalojnë menjëherë”, shkroi Borrell në Twitter të premten.
“Granatimet dhe zjarri që rezultojnë në termocentralin (Zaporizhzhia) mund të rrezikojnë të gjithë Evropën”, shtoi ai.
Të premten, Inspektorati Rregullator Shtetëror Bërthamor i Ukrainës tha se forcat ruse kishin “pushtuar” termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia./21Media