Musliu: S’ka vend për panik, siguria në Kosovë stabile

 
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu tha se siguria në vend është stabile dhe e qetë. Këto deklarata ajo i bëri pas raportimit para këtij komisioni të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës, Petrit Ajeti.
“Sa i përket sigurisë kombëtare, nuk ka vend për panik, gjendja e sigurisë është stabile dhe sigurt”, tha ajo.
Ajo i bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që t’u adresohen qytetarëve të Kosovës sa i përket furnizimit të qytetarëve me mallra bazike ushqimore.
“Ka kolona të gjata nga qytetarët nëpër pompa të benzinës për t’u furnizuar me derivate. Po ashtu, nëpër mullinj për tu furnizuar me miell. Prandaj, kërkoj nga presidentja dhe kryeministri që t’iu adresohen qytetarëve”, tha ajo.
Ajo theksoi shteti duhet të veprojë që qytetarët mos të bëjnë panik./21Media

Back to top button