Kanë përfunduar xhirimet e komedisë ”Festa e Beqërisë IV”
Aktori, Sevdai Radogoshi ka bërë të ditur se kanë përfunduar xhirimet e komedisë ”Festa e Beqarisë IV”.
Radogoshi në këtë komendi do ta luaj rolin e ”Bylit”, të titulluar “Byl Kazanova”.
”Pas shumë kërkesave dhe pritjeve të publikut për realizimin e pjesës së 4-të më në fund gjithçka është gati dhe shum shpejtë do të keni mundësin ta shikoni projektin në YouTube”’, ka shkruar Radogoshi në ”Facebook”.
Skenari i kësaj komedie është shkruar nga Bim Radogoshi, ndërsa aktorët që luajnë aty janë: Sevdai Radogoshi, Bim Radogoshi, Arben Lleshi, Jeta Abazaga, Kujtesa Kastrati, Gazmend Nikqi, Djellza Dreshaj etj./21Media