Nuk ka fitues në derbin mes Bayernit dhe Bayer Leverkusenit

 
Ka përfunduar ndeshja interesante mes gjigandit gjerman Bayern Munich dhe skuadrës së Bayer Leverkusenit, e vlefshme kjo për xhiron e 25 të Bundesligën gjermane.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayern Munich ka barazuar me rezultat 1:1 me skuadrën e Bayer Leverkusenit.
Të dy golat janë shënuar nga lojtarët e Bayern Munichut, ku fillimisht Nicklas Sule zhbllokon rezultatin në 1:0 për “Bavarezët”, kurse Thomas Muller shënon autogol në minutën e 36’ për të barazuar shifrat në 1:1 për Leverkusenin, dhe për të vendosur rezultatin final 1:1.
Me pikët e reja, Bayerni vazhdon të kryesojë tabelën me gjithsej 59 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Bayer Leverkusenit, që zë vendin e tretë në tabelë me gjithsej 45 pikë.
Rezultati final i ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Bayer Leverkusenit është 1:1./21Media

Back to top button