Rama fton qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki
Kryeministri, Edi Rama i ka ftuar qytetarët e 6 bashkive në Shqipëri që të ushtrojnë të drejtën themelore demokratike për të zgjedhur.
Rama e ka përmendur edhe situatën në të cilën po gjendet Ukraina, duke shkruar ”në lindje të Europës, po masakrohen për të mos e humbur atë të drejtë bashkë me demokracinë”.
654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK./21Media