Nisin homazhet në Prekaz

Sot është dita e dytë e Epopesë së UÇK-së dhe homazhet në Kompleksin Memorial në Prekaz kanë nisur me nderime nga ushtarët e FSK-së.
Tani homazhe po bëjnë edhe krerët e shtetit, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Vërehet edhe një fluks i madh i qytetarëve të cilët kanë ardhur të bëjnë homazhe.

Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.
Manifestimi gjithëpopullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz./21Media

Back to top button