Truss: Perëndimi nuk veproi me kohë ndaj kërcënimit rus
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ka thënë se Perëndimi nuk veproi herët ose mjaftueshëm me vendosmëri në përgjigje të ngritjes së trupave të presidentit rus Vladimir Putin në kufirin me Ukrainën.
“Realiteti është se presidenti Putin nuk i mori mjaft seriozisht kërcënimet e parandalimit”, u tha ajo deputetëve.
Me pushtimin e Ukrainës, Truss tha se Rusia kishte “shkatërruar arkitekturën e sigurisë së Evropës”.
“Ajo që duhet të bëjmë tani është të forcojmë NATO-n, veçanërisht duhet të forcojmë krahun lindor. Kemi vendosur tashmë më shumë trupa në Estoni, por ka më shumë për të bërë. Ne duhet të jemi seriozë në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, pikërisht në të gjithë NATO-n”, shtoi ajo./21Media