IKSHPK fillon sekuencionimin gjenetik

Nga 3 marsi, në Departamentin e Mikrobiologjisë në Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është kryer sekuencioninimi gjenetik i 7 mostrave pozitive me SARS-CoV-2 me Next Generation Sequencing (NGS) në aparatin MiSeq Illumina.
Sekuencionimi është kryer nga një grup i personelit të IKSHPK-së me ndihmën e dy ekspertëve nga Robert Koch Institute nga Berlini, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm.
“Të gjitha mostrat e SARS-CoV-2 i takonin variantit Omicron, nën-linja BA-1”, thuhet në njoftimin e Institutit.
IKSHPK ka bërë të ditur se vendosja e kësaj metode të punës do të përforcojë mbikëqyrjen virologjike të SARS-CoV-2 në Kosovë dhe të patogjenëve tjerë infektiv me rëndësi për shëndetin publik të vendit.
“Personeli i IKSHPK-së ka arritur që në vazhdimësi të rris kapacitet e shërbimeve referente mikrobiologjike, përkundër angazhimeve të përditshme në testimin e qindra-mijëra mostrave gjatë dy viteve të fundit të pandemisë me COVID-19. IKSHPK vazhdon të kompletojë dhe përmirësojë kualitetin e shërbimeve në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./21Media

Back to top button