Varre masive në Mariupol ndërsa morgjet janë tejmbushur
Qyteti Mariupol ka qenë nën bombardimet ruse prej ditësh dhe të paktën 1,170 civilë janë vrarë në qytet që nga fillimi i pushtimit, tha nënkryetari i bashkisë së qytetit.
Ka gjithashtu raporte tani që autoritetet kanë hapur një varr masiv sepse varrosjet normale janë bërë të pamundura, transmeton rtv21.tv.
“Mjerisht, ka shumë trupa”, thotë zyrtari lokal Vitaly Falkovsky për “Financial Times”. “Ishte një masë e nevojshme sepse nuk mund t’i varrosim njerëzit në mënyrë normale. Morgu është i tejmbushur”, shtoi ai.
Më shumë se 60 njerëz janë varrosur në një varr në dy ditët e fundit, raporton AP. Ato përfshijnë civilë dhe ushtarë të vrarë nga granatimet, si dhe civilë që vdiqën nga sëmundje dhe shkaqe natyrore./21Media