Vdiq aktori i njohur amerikan
Ka vdekur në moshën 94 vjeçare aktori Conrad Janis.
Vdekjen e aktorit e konfirmoi menaxheri i tij, Dean A.Avedon, e që i njëjti nuk bëri të ditur shkakun e vdekjes.
Janis nisi karrierën e tij që kur ishte adoleshent dhe u shfaq në Broadway, radio, film e shumë shfaqje televizive.

Në jetën e tij personale, Janis ishte martuar tre herë. Dy martesat e tij të para përfunduan në divorc para se të martohej me Grimm në vitin 1987./21Media