Sot 2 vjet u paraqiten rastet e para me COVID-19 në Kosovë

Sot dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë.
IKSHPK përmes një postimi në ”Facebook”, ka theksuar se ekipet e saj po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë.
”Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor! Prandaj, në vazhdimësi vlen për secilin person dhe më tej vazhdojmë të bëjmë thirrje: Mbulo gojën dhe hundën me maskë! Mbaj higjienën! Respekto distancën! Vaksinohu”, shkruan IKSHPK./21Media

Back to top button