Pacolli: Renaud ishte mik i UÇK-së
Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka thënë se gazetari amerikan që u vra në Ukrainë e donte shumë Kosovën.
Përmes rrjetit social Twitter, Pacolli ka thënë se Brent ka punuar në Kosovë.
Sipas Pacollit, gazetari i vrarë në Ukrainë e quante veten mik të UÇK-së.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brent Renaud dhe kolegëve të tij. Brent punonte në #Kosovë dhe ishte i dashuruar me vendin. Ai e quajti veten “mik i UÇK-së” pasi ishte mik i një #Kosovë të lirë . U prefsh ne paqe!”, ka shkruar Pacolli në Twitter.
Most sincere condolences to the family of Brent Renaud and his colleagues. Brent worked in #Kosovo and was in love with the country. He nicknamed himself “KLA friend” as he was a friend of a free #Kosovo. Rest in Peace! pic.twitter.com/ZXr0r61ldv
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) March 14, 2022
Ndryshe, Renaud 51 vjeç, u qëllua kur forcat ruse hapën zjarr mbi një makinë pranë Irpin. Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov ka thënë se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë.
Kjo, është vdekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë./21Media