”Schauerfilm” fiton çmimin Best Thriller në Japoni

Filmi me metrazh të shkurtër ”Schauerfilm”, me skenar dhe regji të Lorena Sopi, ka fituar çmimin Best Thriller në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mount Fuji- Miyagi, Japoni 2022.
Filmi trajton temën, ku në një nga shkollat e filmit, gjatë orës së historisë, mungojnë disa nxënës. Profesori dërgoi kolegjet për të ftuar studentët. Studentët që dërgohen për t’i ftuar ata nuk kthehen. Ata janë humbur dhe zhdukur në një mënyrë misterioze mes labirinteve dhe klasave të shkollës.
Filmi është realizuar nga AS Film Production nga Prishtina.
Në role kryesore luajnë:  Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa etj./21Media

Back to top button