BE-ja do të sanksionojë Abramovich-in

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një paketë të katërt sanksionesh në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Burime diplomatike i kanë thënë BBC-së se, si pjesë e paketës së fundit, listës së individëve të sanksionuar do t’i shtohet edhe miliarderi rus Roman Abramovich. Ndërsa detajet nuk janë bërë të ditura zyrtarisht, BE-ja gjithashtu pritet të vendos për ndalimin e eksportit të mallrave luksoze në Rusi, të ndalojë importin e mallrave kryesore në sektorin e hekurit dhe çelikut nga Rusia. Një ndalim i investimeve të reja evropiane në energjinë ruse pritet gjithashtu, por burimet thonë se ka disa përjashtime.
Një diplomat i BE-së i tha BBC-së se një “çarje” gjithnjë e më e dukshme po krijohej midis disa vendeve anëtare, duke thënë se Polonia dhe shtetet baltike duan më shumë sanksione dhe më të forta, ndërsa vende si Gjermania, Italia, Hungaria dhe Bullgaria favorizojnë një qasje më “konservatore”, përcjellë rtv21.tv
Sanksionet e reja do të hyjnë në fuqi kur të publikohet ajo që njihet si “gazeta zyrtare” e BE-së.
Më shumë detaje priten të bëhen të ditura të martën./21Media

Back to top button