GJND do të vendosë të mërkurën për çështjen e Ukrainës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, ka thënë se do të vendosë të mërkurën mbi një çështje të ngritur nga Ukraina kundër Rusisë, duke e akuzuar atë për justifikim të rremë të pushtimit të saj.
Ukraina e ngriti çështjen menjëherë pas pushtimit rus më 24 shkurt. Ajo akuzon Rusinë për përdorimin e pretendimeve të rreme se forcat ukrainase po kryenin gjenocid në zonat e kontrolluara nga separatistët në rajonin e Donbasit si një pretekst për të sulmuar, përcjell rtv21.tv
Zyrtarët rusë nuk u paraqitën në një seancë të mëparshme në Gjykatën Botërore të OKB-së më 7 mars.
Në një deklaratë, ICJ tha se gjykata do të dorëzojë urdhrin e saj në orën 16:00 me orën lokale të mërkurën, 16 mars, raporton BBC
Një hetim i veçantë për krimet e luftës është nisur gjithashtu nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për të shqyrtuar pretendimet për krime lufte të kryera në Ukrainë./21Media

Back to top button