Rama- Borrellit: Nëse ka plan, BE të mos lërë pas Ballkanin si me vaksinat

 
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfrytëzuar praninë e shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell për t’i kërkuar mbështetjen e BE-së për përballimin e krizës energjetike.
“Fola me përfaqësuesin e lartë të BE qoftë për domosdoshmërinë që nëse BE do të ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e krizës energjitike që është pjesa më e rëndë e krizës, qoftë për përballimin e pasojave të tjera të luftës të mos e lërë Ballkanin Perëndimor jashtë siç e lanë kur bënë skemën e parë të shpërndarjes së vaksinave.”, ka deklaruar Rama në një konferencë për media pas takimit me Borrell.
Rama po  ashtu i ka bërë thirrje BE që të përshpejtojë me projektin e Korridorit 8 , që me situatën në Ukrainë sipas Ramës shndërrohet në një korridor sigurie./21Media

Back to top button