Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti për shitje të rrymës: Kur ka tepricë e eksportojmë nuk kemi çka me i bë

Deputeti, Ferat Shala në këtë seancë e përmendi edhe çështjen e energjisë elektrike. Ai pyeti pse KEK-u ka eksportuar energji, e nuk i ka dhënë energji KOSTT-it për t’i mbuluar shpenzimet në veri. Ai tha se e bën këtë koment pasi që qeveria është arsyetuar se duhet të rritet çmimi i energjisë meqë po duhet të importohet energjia nga jashtë, por në të njëjtën kohe KEK-u ka eksportu energji?
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministri. Albin Kurti.
“Në një seancë nuk mund t’i diskutoj të gjitha temat. Edhe për çështjen e energjisë, edhe atë të sektorit të energjisë, Burimeve të energjisë, mund t’i diskutojmë në një seancë të veçantë. Dua të them se eksportimi i energjisë për muajt janar dhe shkurt 2022 ndodhi për tre faktorë, që njëri prej tyre është keqkuptim. Njëri prej tyre është tranziti i energjisë, kur Serbia i shet energji Malit të Zi ose anasjelltas ajo energji kalon për në Kosovë, dalja e energjisë nuk është eksport. Tjetra është se ka pasur tepricë të energjisë në orët e mënhjesit 3,4.5 pas mesnate. Pardje në mëngjes në ora 4 prodhimin e kena pasur 907 megawat, ndërsa konsumin 872. Çka m’i bo kësaj energjie, me ja jep KOSTT, çka i vyn Kosttit, nëse kemi tepricë e eksportojmë nuk kemi çka me i bë”, tha Kurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button