Ministria pritet ta shfuqizojë vendimin për përgjysmimin e çmimit të biletave
Ministria e Infrastrukturës pritet ta shfuqizojë vendimin për përgjysmim të çmimit të biletave për disa kategori: fëmijët, studentët, invalidët e luftës, invalidët punës dhe pensionistët.
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Hysen Durmishi, për RTV21 ka thënë se janë afër një marrëveshjeje me Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.
Sipas burimeve brenda Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve marrëveshja është arritur.
Mirëpo takimi është duke vazhduar ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve ku pritet që gjatë ditës të dalin në një konferencë për media./21Media