Vendet më të lumtura në botë për vitin 2022
Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së Raportit të Lumturisë Botërore bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga Sondazhi Botëror i Gallup.
Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, të gjithë shënojnë shumë mirë në masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet e tij, përcjell portali rtv21.tv
Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë. Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.
Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re që përmbyll 10-shen e parë.
Kanadaja (nr.15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) dhe Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) hynë të gjitha në top 20.
Vendet më të lumtura në botë, botimi 2022
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Zvicra
5. Holanda
6. Luksemburgu
7. Suedia
8. Norvegjia
9. Izraeli
10. Zelanda e Re
11. Austri
12. Australi
13. Irlanda
14. Gjermania
15. Kanada
16. Shtetet e Bashkuara
17. Mbretëria e Bashkuar
18. Çekia (Republika Çeke)
19. Belgjika
20. Franca /21Media