Vidhen kabllo elektrike në Lipjan e Fushë Kosovë, në vlerë mbi 28 mijë euro
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy raste të vjedhjeve të rënda.
Një burrë nga Lipjani (pronar i kompanisë ndërtimore) dje ka raportuar se në objektin e tij në proces ndërtimi, persona të panjohur gjatë natës kanë vjedhur kabllo elektrike në vlerë rreth 6.000€. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Ndërsa edhe mkë burrë nga Fushë Kosova ka raportuar se përmes video incizimeve kanë vërejtur se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë 22.500 €. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./21Media