Grupi ukrainas përpunon hitin “London Calling”

Grupi ukrainas i muzikës punk, “Beton”, e ka përpunuar këngën e popullarizuar “London Calling” të rok bendit britanik, “The Clash”, duke e kthyer atë në “Kyiv Calling” për të nxjerrë në pah ngjarjet në Ukrainë dhe për të mbledhur fonde për lëvizjen e rezistencës.
“Kievi i bën thirrje gjithë botës. Dilni nga neutraliteti, djem dhe vajza”, thuhet në tekstin e versionit të ri, derisa kënga është shoqëruar me një videoklip, ku përfshihen fragmente nga shkatërrimet në Ukrainë.
https://www.youtube.com/watch?v=WLCiA38No3Y
“Shumë muzikantë ukrainas janë tani në fushat e betejës ose në mbrojtjen territoriale. Këtë herë ata i kanë zëvendësuar kitarat me armë”, ka thënë anëtari i grupit “Beton”, Andriy Zholob.
“Shpresojmë që kjo këngë të tregojë shpirtin e ukrainasve dhe sfidën tonë ndaj agresionit rus”, ka shtuar ai. /21Media

Back to top button