Martinez infektohet me Covid-19, humb dy ndeshjet e Argjentinës

Për Lautaro Martinezin nuk do të ketë angazhim me Kombëtaren e Argjentinës.
Sulmuesi i Interit, siç u njoftua nga ”Seleccìon” në rrjetin social ”Twitter”, në fakt ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
”El Toro” do të humbasë sfidat e kualifikimeve për Kupën e Botës 2022 kundër Venezuelës dhe Ekuadorit dhe për këtë arsye do të largohet nga kampi stërvitor i ”Albicelestëve” në orët e ardhshme./kp

Show More
Back to top button