Ҫfarë ndodh nëse nuk i lani dhëmbët para gjumit

Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para gjumit dhe të tjerë që mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë. Disa të tjerë i lajnë vetëm në mbrëmje (me idenë se gjatë natë natës nuk kanë ngrenë asgjë dhe nuk kanë pse i lajnë në mëngjes) dhe të tjerë akoma që i lajnë vetëm në mëngjes.
Të mos i lash dhëmbët në darkë është një gabim i madh.
Eshtë e vërtetë se pas ushqimit të gjitha bakteret “strehohen” në dhëmbë. Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit, ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.
Për më tepër, të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar, që mund të ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre.
Dentistët rekomandojnë gjithashtu larjen e dhëmbëve pasi të zgjohesh në mëngjes dhe para gjumit./21Media

Back to top button