Macron hedh poshtë kërkesën e Putinit për pagesën e gazit në rubla
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se nuk ka asnjë arsye për të pranuar një kërkesë nga Rusia për të paguar në rubla për gazin rus.
Evropa po përpiqet të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin me rubla. Lëvizja mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
“Të gjitha tekstet që janë nënshkruar janë të qarta. Kjo është e ndaluar”, ka thënë Macron në një konferencë shtypi.
“Firmat evropiane që blejnë gaz dhe që operojnë në territorin evropian duhet ta bëjnë këtë në euro. Prandaj sot nuk është e mundur të bëhet ajo që kërkohet, nuk është kontraktuale”, ka shtuar Macron./21Media