Gjenden dy burra të vdekur në 24 orët e fundit, Policia jep detaje

Gjatë 24 orëve të fundit dy burra nga Prishtina janë gjetur të vdekur në Prishtinë.
Dje në rrugën ”Tring Ismajli”, raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Ndërsa po ashtu dje rreth orës 17:55 në Gllogoc raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull  kosovar. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./21Media

 

Back to top button