Raportohet për katër raste të dhunës në familje
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe katër raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë nga Podujeva, Prishtina, Shtimja dhe Dragashi.
Një grua nga Podujeva ka raportuar se ditë më parë, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, dje një burrë nga Prishtina ka raportuar se biri i tij, i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë ndaj tij. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt
Edhe një grua nga Shtimja është sulmuar fizikisht nga burri i saj. Rasti në Polici është raportuar dje, ku edhe i dyshuari është arretuar.
Është arrestuar një burrë nga Dragashi, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media