Mbi 3.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina
Më shumë se 3.9 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës që ka filluar në fund të shkurtit, tha të martën Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
3,901,713 refugjatët e regjistruar që nga e hëna përfshijnë 203,000 shtetas të vendeve të treta, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, shkruan CNN./21Media